Monday, September 27, 2010

Data 27 shtator sjell dy festa në familjen e solo këngëtarit Driton Ajetit

 
Nga Fatlume Gashi



Meqë jemi në tranzicion edhe muzika për fat të keq po kalon një gjendje të tillë



Bisedë me Driton Ajetin solokëngëtar nga Prishtina i cili ka bashkëpunuar me grupin e mirënjohir Purgatorin e më pas edhe me grupet e tjera të Kosovës, por tashmë që 15 vjet ai jeton dhe vepron në Zvicër. Mirëpo, edhe pse në kurbet merret me një profesion krejt tjetër pasionin që ka për muzikën asnjëherë nuk e ka lënë të zhduket. 

Download(56.5 KB)
Download driton aj...jpg (50.1 KB)
Për të gjitha këto suksese, arritje, si dhe dështime e ngecje gjatë krijimtarisë së tij muzikore, intervista në vazhdim.



Intervistën e zhvilloi: Fatlume Gashi 



1. Cilat janë fillimet e karrierës suaj, si u bë këngëtar Driton Ajeti apo kush e zbuloi talentin tuaj? 



Driton Ajeti: Unë që në fillim të karrierës sime jam marrë më cifteli si një 3 vjeçar, më pas me piano, me daulle ku edhe isha pjesëtar i grupit Purgatori, kurse tash jam solokëngëtar dhe kam grupin tim zviceran Mong.



2. Kënga, ç’vend të ditës zë tek ju? 


Driton Ajeti: Kënga zë vendin më të madh të kënaqësisë sime shpirtërore.


3. Cili ka qenë momenti më i veçante gjatë karrierës suaj si këngëtar? 


Driton Ajeti: Fillimi gjatë karrierës sime ka qenë më interesant, ngase ka ngërthyer në vete emocione të veçanta dalja në skenë para një mori njerëzish, duke mos lënë anash edhe momentet e tjera gjatë krijimtarisë sime muzikore. Mirëpo, moment tjetër i veçantë që dua ta cekë ka qenë edhe turneu i organizuar në Francë me grupn tim Mong, në të cilin turne i pranishëm ka qenë Leni Kravitz një VIP botëror.



4. Temat më të prekura në këngët tuaja, cilat janë? 


Driton Ajeti: Temat që trajtojë në këngët e mia janë ato ngjarje që i takojnë dashurisë apo ngjarjeve aktuale rinore, etj.


5. Cili është mendimi juaj në lidhje me rrymat e fundit që po hyjnë në vendin tonë dhe për muzikën që po krijohet? 


Driton Ajeti: Si një vend që jemi në kohë të tranzicionit edhe muzika po ndodhet me një kaos të tillë, mirëpo kemi edhe muzikë që ja vlen të dëgjohet, por kemi edhe nga ajo që s’është në nivel të duhur të krijimtarisë së saj.



6. Përveç këngës, cili është pasioni juaj apo çfarë pëlqeni tjetër? 


Driton Ajeti: Përveç muzikës kam hobi edhe sportin. Kohëve të fundit e kam lënë anash këtë aktivitet, por do të fillojë të merrem përsëri, ngase veç kam filluar në shtimin e peshës ahahah, çka aktivietetet sportive dihet që janë shumë të rëndësishme për shëndetin e njeriut.



7. A planifikoni të organizoni ndonjë turne nëpër trevat shqiptare në të ardhmen e afërt? 



Driton Ajeti: Unë që një kohë të gjatë kam pasur në mendje të vi këtu në Prishtinë për të bërë një turne, por ashtu si u organuizua një gjë e tillë edhe u ç’organizua. Ky dështim ka ndodhur për arsye se organizatorët kompetentë, japin premtime boshe dhe nuk po e mbajnë fjalën e dhënë. Kam dashur të vijë me grupin tim Mong nga Zvicra, por në një të ardhme besoj se një turne nëpër rajon do të ndodhë.


8. Cilat janë raportet që keni me kolegët tuaj, sa ka miqësi dhe sa ka xhelozi mes jush? 


Driton Ajeti: Xhelozi unë as që kam ndaj kolegëve të mi, por as që kam vërejtur edhe nga ana e tyre, ngase së bashku kemi raporte të shkëlqyera e sidomos me të gjithë ata që unë bashkëpunoj.


9. Cilat janë ato momente kur Dritoni ndihet më i frymëzuar për të realizuar një këngë? 


Driton Ajeti: Momenti nuk mund të shpjegohet, sepse ai vjen papritur apo vetvetiu. P.sh. ndodh që është një kohë jo e mirë, bjen shi apo bënë shumë ftohtë etj, mirëpo në ato momente të vjen një ide, një frymëzim për të realizuar diçka, dmth është diçka që nuk përcaktohet se kur. Mendoj se njerëzit që janë optimist edhe krijimtarinë e tyre e kanë më të zhvilluar.


10. Ku janë projektet e tashmes, të ardhmes së afërt dhe asaj të largët. Nëse ka diçka, nuk do të nguronit ti thonit? 


Driton Ajeti: Kohëve të fundit nuk jam edhe aq aktiv në lëmin e muzikës. Kam plane ideore për të ardhmen që pres ti realizojmë më tej.


11. Kë e shikoni si “rivalin më të fortë” në lëmin muzikor? 


Driton Ajeti: Asnjëherë nuk i kam parë me këtë sy kolëgët e mi, ngase secili e ka stilin e vet edhe pse ka mjaft të suksesshëm në këtë fushë.


12. Me cilat grupe ke bashkëpunuar deri më tash? 


Driton Ajeti: Me grupin Purgatori, Down Town, Etno Engjujt, etj


13. Gjatë kësaj kohe, me çfarë jeni duke u marrë? 


Driton Ajeti: Unë jetoj në Zvicër që një kohë të gjatë dhe kohëve të fundit po merrem me afarizëm.



14. A mund të na përshkruani veten se çfarë personaliteti jeni? 


Driton Ajeti: Jam një person i qetë, i kuptueshëm dhe nuk reagoj shpejt. Njëherësh jam edhe mjaft i arsyeshëm si dhe shumë optimist në jetë. Mirëpo si çdo njeri edhe unë kam edhe teket e mia, kuptohet.



15. Si ju pëlqen ta kaloni kohën e lirë? 


Driton Ajeti: Mbi të gjitha me familjen time, por edhe me shoqërinë e ngushtë, të cilët i konsideroj si anëtar të familjes, sepse kemi shumë pika të njëjta që na bashkojnë në jetë.

Sot, me 27 shtator vajza ime mbush 2 vjet, ndërsa unë me bashkëshorten time bëjmë 10 vjet të njohjes sonë, çka është një datë që simbolizon dy festa për një ditë në këtë familje.


16. Në Zvicër je i shoqëruar më shumë me miq nga Kosova apo të huaj? 


Driton Ajeti: Atje kryesisht e kam shoqërinë nga Prishtina, por edhe me Enis Potokun i cili është mitrovicas, por mendoj se sistemi i këtyrë dy qyteteve nuk dallon shumë është thuajse i njejtë. Për këtë arsye nuk më mungon dhe shumë Prishtina, por vetëm objektet e saj. Mirëpo kam shoqëri edhe me të huaj.


17. Cili mendoni se ka qenë çelësi i suksesit në karrierën tuaj? 


Driton Ajeti: Mendoj se është talenti që më ka dhënë Zoti, por kuptohet që është edhe angazhimi i punës i cili më pas të sjell deri te suksesi i dëshiruar.



18. Deri tani, cila është "çmenduria " më e madhe që keni bërë? 

Driton Ajeti: Çmenduria më e madhë që kam bërë gjatë jetës sime ka qenë kur ishim më të rinjë dhe me djemtë e dajës dëshironim ta tregonim forcën tonë dhe prej katit të dytë ka qenë një litar që është dashur të kapemi aty e të hidhemi në tokë. Mirëpo unë nuk arrita të kapja mirë litarin dhe prej ballkonit rash në tokë që kjo çmenduri më dërgoi më pas në spital ku edhe bëra disa operacione, ahahaha.


19. Komplimenti më i këndshëm që ju kanë bërë gjerë më sot? 


Driton Ajeti: Hmmm ka shumë, por ai që më pëlqen sa herë e dëgjoj është atëherë kur fansat e mi më thonë se këndon mirë.


20. Jeni i lirë të jepni një mesazh për lexuesit tanë. 


Driton Ajeti: Së pari ju falënderoj për intervistën dhe dua t’ju uroj për temat të cilat i trajtoni ju si medium elektronik, ngase në to që është me rëndësi trajtoni problemet që po kalon vendi ynë.

[Sterkala] Qyfyre nga ... memedheu !‏

Shakaja e ditës - Shtator 2010

02. 09. 2010 nga Vëzhguesi

Gazeta Kritika
 
qesh
  1. Po e ndiqni debatin Meta-Prifti? Keni vënë qe të dy akuzojnë njëri-tjetrin për puç kundër Berishës. A s'ngjan kjo me gjyqet e "armiqve" të Enverit. Me të vetmin dallim, që Berisha nuk i pushkaton, por i prostituon.
  2. Berisha e Topi janë në New York për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-s, dhe vendi ka mbetur në dorë të Topallit e Metës. Të topallit e t'metës... Sa drejtë e me sa mend po ecën vendi këto ditë.
  3. Opozita tha se do i filloj protestat në tetor. Ju besoj e dini kush ka lindur me 15 e 16 tetor. Berisha e Enveri... Prit pak.. Jo, gabim. Enveri e Berisha.
  4. E morët vesh pse e shkarkuan Dritan Priftin? Ishte bërë spiun i palës tjetër. U kishte dhënë socialistëve dokumentat e hidrocentraleve për Bregun e Vokshin... "tradhëtojnë gratë, vëlla, tradhëtojnë..."
  5. Një lajm i keq nga Shqipëria. Numri i të papunëve arriti 1 milion. Një gjë s'kuptoj. Kush punon atje? 1 milion të papunë, 1 milion emigrantë, 1 milion pensionistë. Të tjerët janë politikanë.
  6. Zonja Topalli tha se Parlamenti i ri do ndërtohet te Piramida. Ju kujtohet kush ndërtoi për herë të fundit aty (Piramidën)? Enveri. Ju kujtohet kur? Para vdekjes. E kuptoni çdo të thotë kjo? Hellooo...
  7. E keni parasyshë Shqipërinë? Ate vendin e vogel buzë Adriatikut ku thonë se votat numërohet 3 herë. S'është e vërtetë. E patë Dekretin e Presidentit për pronat në Parlament? E votuan 2 herë, jo 3.
  8. Berisha i kërkoi dje K.Q.Z. të mos djegë fletët e votimit të zgjedhjeve të manipuluara të 28 qershorit. E kuptoni çdo të thotë kjo? Do bëheshkan zgjedhje të reja (i duhen gati).
  9. Dje (16 shtator) Berisha uroi Nanon për ditëlindje... Po sikur Nano e ka me 19 shtator. Çne 3 ditë para urimin? Nejse, Berisha këtë bën me ditëlindjet. I feston përpara. Si të veten, me 15 tetor.
  10. Meqë ra fjala tek ditëlindjet, e dini se Berisha e ka ditëlindjen më 15 tetor, dhe Ramizi me 18 tetor. Të dy kanë në mes 16 tetorin, ditëlindjen e Enverit..., si penisi me topet.
  11. Presidenti Topi kritikoi drejtësinë se po qëndron indiferente ndaj korrupsionit në vend. Çfarë? Drejtësia të hetojë korrupsionin? Po është krim... Vetëvrasje! Helloooo!
  12. Dritan Prifti tha se e kishin shkarkuar si ministër kur po varroste gjyshen. OK, kjo tani po ngjan me filmin "Kumbari", me të vetmin dallim, që bashkë me gjyshen ka varrosur dhe paratë.
  13. Besoj të gjithë jemi në një mendje se Ilir Meta ishte Ministri më i keq i Jashtëm shqiptar. Aq i keq ishte, sa e shkarkuan gjatë varrimit të gjyshes së Dritan Priftit.
  14. E morrët vesh kush u bë Ministër i Jashtëm? Haxhinasto. Ku e kanë gjetë këtë emër? Si Haxhiqamili. Tani vetëm Bin Laden mungon.... Prit pak. Jo, s'mungon. Është në "shpellë" (Parlament)
  15. Berisha tha se s'do ketë më ndryshime në Qeveri. Ndryshime??? Pse pati ndryshime? Berisha aty është...
  16. I patë ndryshimet e sallës së Kuvendit? E patë çfarë shkruhej mbi stemën e Parlamenit? "Shpella e hajdutëve".
  17. Besoj e morrët vesh se Ilir Meta nuk do jetë më Ministër i Jashtëm. E çfarë pastaj? Ministri i Jashtëm i Serbisë ishte kot...
  18. Ilir Meta tha se do largohet si Ministër i Jashtëm sepse mbeti jashtë vendit. Do bëhet Ministër Ekonomie... Prit pak. Po përsëri jashtë vendit do ngelet.
  19. E dini më të fortën e deputetëve shqiptarë? Bëjnë ligje vetëm për shqiptarët, jo për vete. Për vete i kanë me "s" para: "Vjedhja s'dënohet", "S'ali Baba".
  20. Dritan Prifti është përjashtuar nga Qeveria Shqiptare... Po pse? Po zbatonte urdhërat. Po vidhte...
  21. Keni dëgjuar për skandalin e privatizimit të ekspozitës "Shqipëria sot"? Sa shumë korrupsion, ë? Si vetë emri i ekspozitës.
  22. Kjo puna e djegies se fletëve të votimit po ngjan tani me djegien e librave të Kuranit nga prifti i Floridas. Me të vetmin dallim se Berisha... Prit pak. Berisha e ka djegur një herë Kuranin më 1967-n.
  23. U ka bërë përshtypje sa shumë gra janë implikuar në korrupsion? Albana Vokshi, Majlinda Bregu, Raimonda Bulku... A s'ngjan Berisha tani me një tutor? Me të vetmin dallim se pi viagra.
  24. E keni parasyshë Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama? Ju kujtohet kur Berisha e quante Silvia Konti? E dini pse nuk e quan më? Sepse e la Berishen te korruptohet. Helloooo!
  25. E keni parasyshë Sali Berishën. Ai që herën e parë e dogji Shqipërinë, dhe herën e dytë e vodhi. E dëgjuat si tha dje për vizat? "Kjo do jetë një vjeshtë e madhe për shqiptarët"! E kuptoni ç'do të thotë? "Rjedhje e madhe për shqiptarët".
  26. E patë zonjën Topalli duke prezantuar sallën e re të Parlamentit. A s'ngjante me, "Stambolli digjet, Topalli krihet".
  27. Ina Rama u ka kërkuar Task Force të hetojnë korrupsionin e qeveritarëve. Një gjë s'kuptoj. Pse nuk e heton vetë? Çështje me qindra milionë dollarë korrupsion s'ka as Prokuroria e Hagës. Prandaj Berisha s'shkon në Hagë.
  28. PS e PD vazhdojnë të akuzojnë njëra tjetrën për korrupsion, dhe po i nxjerrin të gjitha vetë në pazar... Aq të sigurtë janë se Prokuroria s'do i proçedoj.
  29. E morrët vesh më të fundit? Berisha do tërhiqet nga pushteti për arësye shëndetësore, si Fidel Kastro. Vendin do ja zërë i vëllai, Raul Fazlliç.
  30. Në Tiranë është për vizitë një delegacion i Byrosë Politike të Partisë Komuniste Kineze. Gjatë takimit me Berishën ata i ofruan pozicionin e doktorit të bllokut.
  31. E morrët vesh vesh se mes Kosovës e Shqipërisë ka filluar sherri. Shkak është vendimi i Priftit për të mos lejuar ndërtimin e një hidroçentrali në afërsi të Kukësit. Kështu shkoi kjo punë, njëherë Hoxha, e tani Prifti, na prishën me Kosovën... Prandaj më mirë: Feja e shqiptarit - shqiptaria.
  32. U ka bërë përshtypje se sa herë zbardhet korrupsioni i një anëtari qeverie, ata akuzojnë Ramën se ka bërë këtë e atë. Pra, "jo vetëm ne, por edhe ai, o baaa...." (Fuck your baaaa).
  33. Berisha s'reagon fare për korrupsionin në qeveri. Qindra milionë dollarë pislliqe, dhe ai asnjë deklaratë. Si tha dje, do rregullojmë të gjitha rrugët. Po ku do i gjesh paratë, se bota i ka lënë të vetat gropa-gropa për shkak të recesionit. Ah po, do ja japë Bregu pas kodrës.
  34. E dëgjoni se për çfarë vlerash korrupsioni bëhet fjalë? 500 milion dollarë, 600 milion... E kuptoni çdo të thotë kjo? Qeveria Shqiptare do luaj filmin ''Sali Baba me 40 hajdutë''.
  35. I keni ndjekur lajmet e fundit për korrupsionin e qeveritarëve?
    - Aq keq është korrupsioni sot në Shqipëri, sa Berisha s'i ka më para borxh Argitës.
    - Aq keq është korrupsioni sot në Shqipëri, sa Qeveria ka marrë kredi, për rritjen e pensioneve, nga Dritan Prifti.
    - Aq keq është korrupsioni sot në Shqipëri, sa Ministrja Bregu s'do më bakshishe.
    - Aq keq është korrupsioni sot në Shqipëri, sa Fatos Nano do ndahet me Xhoanën... Do martohet me Ministren Bregu.
  36. E morët vesh se më shumë të ardhura nga turizmi ka patur vjet se sivjet. Kurse qeveria thotë se sivjet ka dyndje turistësh. Kjo tani po ngjan me 28 qershorin, po i shumëzojnë turistët me 3.

Deklaratë e Presidentit të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Fatmir Sejdiu



Sot unë kam dhënë dorëheqje nga pozita e Presidentit të Republikës së Kosovës. Që nga 10 shkurti i vitit 2006, si President i Republikës së Kosovës dhe i të gjithë qytetarëve të saj, kam ushtruar këtë funksion me përgjegjësi, me përkushtim të plotë dhe ndërgjegje të pastër, gjithnjë duke pasur si udhërrëfyes themelor interesin e qytetarëve dhe të vendit tonë të dashur.

27.09.2010 Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës:
Sot unë kam dhënë dorëheqje nga pozita e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Që nga 10 shkurti i vitit 2006, si President i Republikës së Kosovës dhe i të gjithë qytetarëve të saj, kam ushtruar këtë funksion me përgjegjësi, me përkushtim të plotë dhe ndërgjegje të pastër, gjithnjë duke pasur si udhërrëfyes themelor interesin e qytetarëve dhe të vendit tonë të dashur.

Unë tërë jetën time i kam respektuar institucionet që dalin nga vota e lirë e qytetarëve. Unë kam punuar për të realizuar vullnetin politik të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi dhe kam udhëhequr me përgjegjësi të plotë procesin e pavarësimit të vendit tonë.

Për t’u dhënë me besim dhe devotshmëri pas këtij përcaktimi jetësor e profesional, gjithherë kam pasur udhërrëfyes dhe mbështetje të fuqishme traditën time familjare dhe të popullit tim, si dhe të miqve të Kosovës.

Edhe ky akt imi i sotëm rikonfirmon përkushtimin tim për të treguar këtë respekt ndaj institucioneve dhe vendimeve që marrin ato.

Qytetarë të dashur të Republikës së Kosovës,
Vitet e gjata të punës sime si profesor universitar, si dhe përvoja ime shkencore dhe profesionale, më kanë motivuar të jem në procese thelbësore politike, nëpër të cilat ka kaluar vendi dhe populli ynë. Kur kthehem të shoh të kaluarën, ndjehem krenar se i kam dhënë edhe unë një vlerë modeste procesit të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Gjatë këtyre viteve si President i vendit, kam pasur rastin të punoj për së afërmi në procesin e hartimit të aktit më të lartë juridik të vendit, Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Pikërisht për shkak të kësaj përvoje, debateve dhe vendimeve që janë marrë gjatë atij procesi, përkrahjes e konsultimeve të vazhdueshme, si dhe marrëveshjes me forcat politike në vend dhe me faktorin ndërkombëtar, unë kam besuar se mbajtja e postit të Kryetarit të LDK-së, duke mos e ushtruar atë funksion, siç e përcakton Kushtetuta, nuk përbën shkelje të kësaj Kushtetute. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese ka menduar ndryshe, dhe unë e respektoj këtë vendim, pavarësisht faktit se ende nuk më është dorëzuar aktgjykimi i Gjykatës me arsyetim. 

Gjatë këtyre viteve si President i Republikës, kam punuar me gjithë dijen dhe energjinë time që Republika e Kosovës të ndërtojë institucione të lira dhe demokratike. Kam punuar që zëri juaj, të dashur qytetarë, të dëgjohet kudo në botë.  Kam folur dhe jam angazhuar për vizionin dhe ëndrrat tuaja, për përpjekjet shekullore të popullit tonë për të jetuar i lirë dhe për të pasur një të ardhme më prosperuese në gjirin e familjes së madhe të kombeve të lira.

Natyrisht, në këtë rrugë, jam ballafaquar me sfida të shumta, të cilat i kam kapërcyer me kurajo qytetare dhe me përgjegjësi institucionale.

Në politikë kam qenë gjithmonë ithtar i vendimeve të urta. Nuk kam përkrahur asnjëherë aktet e dhunës dhe të presionit, gjuhën e urrejtjes dhe të mostolerancës. Edhe në karrierën politike, jam udhëhequr nga parimet etike, nga të cilat nuk do të heq dorë asnjëherë as në të ardhmen.

Proceset politike në të kaluarën tonë nuk ishin të lehta. Ende në shoqërinë tonë ka nevojë për të rritur forcën dhe potencialin e demokracisë. Në lëvizjen tonë politike kemi shembull të jashtëzakonshëm se çfarë mrekullie mund të bëhet kur bashkohen shpirti demokratik, vizioni qytetar dhe funksionalizimi i të gjitha vlerave të një kombi dhe vendi.

Më lejoni të kujtoj, të dashur qytetarë, se gjatë viteve ‘90, derisa Presidenti ynë historik, dr. Ibrahim Rugova, fliste për pavarësinë e vendit, për vendosjen e trupave të NATO-s, për protektoratin ndërkombëtar, për ndërtimin e autostradës Durrës-Prishtinë, shumë njerëz, madje me përbuzje, këto ide i quanin utopike. Por ju, populli i Kosovës, gjithnjë u besuat fjalëve dhe vizionit të tij largpamës. Dhe, për fat, koha e tregoi se ai kishte të drejtë.

Fuqia e vizionit të Presidentit Rugova ishte pikërisht moskthimi mbrapa për t’i parë ata që e shanin, që e fyenin dhe e përbuznin për përfitime personale apo klanore. Ai shihte më larg dhe më kthjellët dhe prore kishte besimin tek liria dhe demokracia. 

Të dashur qytetarë:
Para pak kohësh, para Parlamentit të Republikës së Kosovës kam thënë se:
“Në sistemet demokratike, konjukturat politike vijnë e shkojnë. Ajo që mbetet është vlerësimi i qytetarit për to. Konjukturat politike vlejnë aq sa arrijnë të fitojnë besimin e qytetarit, i cili është sovrani i një vendi, është përcaktuesi i peshës politike të secilit. Ne jemi kalimtarë, i përhershëm është vetëm interesi i qytetarit, është atdheu ynë. Përjetësia e tij është mbëltuar nga baballarët tanë, nga njerëzit e mirë të Kosovës që punuan dhe u flijuan shekuj me radhë për të. Meqenëse ne, si brez, të rinj e të moshuar, patëm fatin e madh të jetojmë shekullin e lirisë e të pavarësisë së Kosovës, njëkohësisht jemi të dënuar të bartim, edhe peshën e madhe të suksesit apo të mossuksesit. Pra, ne mbase kemi qenë më fatlumët e gjithë brezave, por duhet të punojmë shumë që të kujtohemi për vepra të mira. Vetëm ju ftoj që ta kemi parasysh së bashku se kujtimin që ua lëmë gjeneratave të ardhshme, qoftë për mirë, qoftë për keq, e shkruajmë vetë.”

Unë do të vazhdoj t’i mbetem besnik kësaj motoje. Besoj fuqishëm se ky akt imi i sotëm është në interesin e qytetarëve dhe të vendit tonë të dashur, Republikës së Kosovës.

Edhe nga këtu, ritheksoj përkushtimin tim të plotë se nuk do t’i kursej energjitë dhe dijen time për ndërtimin dhe zhvillimin demokratik të vendit dhe për integrimin sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian dhe në NATO, në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në fqinjësi të mirë me vendet e rajonit, si partner i përkushtuar për paqe dhe stabilitet.

Nuk do të kursehem asnjëherë për të punuar për sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës, si shtet me institucione ku respektohet ligji dhe ku secili qytetar do të jetë i barabartë para tij.

Me këtë rast, ju falënderoj, Juve qytetarë të respektuar, për përkrahjen Tuaj. Po kështu, falënderoj edhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për besimin që kanë pasur dhe që kanë në mua.

Qytetarë të dashur të Republikës së Kosovës,
Ne bashkërisht kemi edhe shumë punë për të bërë për të ardhmen e Republikës së Kosovës. Puna jonë nuk ndalet. Para nesh mbeten shumë sprova, por ne do t’i kalojmë ato, ashtu si gjithmonë - me kurajo, urtësi dhe punë. Ne të gjithë bashkë e kemi detyrim dhe do të japim edhe më tej kontributin tonë thelbësor që vendi ynë të jetë pjesë e shoqërive dhe vendeve të qytetëruara, të lira e demokratike.

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj!
Zoti i bekoftë miqtë e Republikës së Kosovës!


Marre nga faqja e Presidentit

Eposi 100% i shpifur shqiptar për Millosh Kopiliqin


Recension i librit të Anna Di Lellio’s: “Beteja e Kosovës 1389: Epos Shqiptar”, Zëri Publishing House L.L.C., Prishtinë, 2010, vepër e përkthyer.




Eposi i shpifur shqiptar i paraqet otomanët me legjitimitet hyjnor



Çka është edhe as një gjysmë emri shqiptar nuk përmendet kund në këtë Epos të shpifur, me përjashtim të një kënge të shpifur në Shkodër më 1998 me emrin "Miroshi nga Drenica", qëllimi kryesor i autores për ta prezentuar Millosh Kopiliqin si entikisht ose shqiptar të pastër.

Libri përmban disa gojëdhëna që janë gjysmë turqisht, dhe gjysma serbisht por të shkruara në shqip. Këto në librin e autores na dalin gjatë kohës së Jugosllavisë/Serbisë së parë që i ka detyruar fshataret analfabet shqiptarë të përkthejnë si folklor lavdi për Millosh Kopiliqin. Çdo kund haset fjala shka, kral, kralicë, e për sulltanin ata shqiptarë të gjorë thonë "Mreti" duke ua bërë qejfin serbëve se Sulltani, një term gjenerik në të gjitha gjuhët, ishte Mreti i shqiptarëve, një popull i cili në librin e autores dhe folklorit të saj të mbledhur, mbretërve serbë kurrë nuk u thotë në shqip Mret, por "kral". Kral, madje as King (Mbret në anglisht) nuk përdoret në gjuhët tjera siç përdoret Sulltan.
U mundova të gjejë vetëm një emër shqiptar ne ato epose të shqiptareve, dhe s'më doli asnjë i vetëm, ndërsa për serbët është fund e krye me emra personash dhe gjeografik, ani pse ato vargje i paskan recituar shqiptarët.



Libri i ka dy pjesë:



Në pjesën e parë autorja përshkruan historinë e Betejës së Kosovës. Derisa diku thotë se Milosh Kopiliqi ndoshta s’ka ekzistuar fare pasi nuk ka as vit të supozuar të lindjes, diku tjetër thekson se ai ka qenë shqiptar dhe këtë e quan si fakt të pamohueshëm duke iu referuar një fshati në emrin Kopiliq ku paska lindur Milloshi. Çka do të thotë kjo:



Stalini ka qenë shqiptar?!!!

“Fakt i pamohueshëm”: Ai ka lindur në Qytetin Stalin të Shqipërisë i cili sot njihet si Kuçovë!

Fakt tjetër: Lexoni eposet shqiptare për Stalinin, duke e quajtur atë “Baba”. Lexoni sidomos poezitë e Kadaresë.



Josip Broz Tito ka qenë shqiptar?!!!

“Fakt i pamohueshëm”: Ai ka lindur në qytetin e Kosovës Mitrovica e Titos!

Fakt tjetër: Lexoni numrin e pakufishëm të vjershave në gjuhën shqipe për Shokun Tito.



Kristofor Kolombo ka qenë Tamil?!!!

“Fakt i pamohueshëm”: Ai ka lindur në kryeqytetin e Shri Lankës Kolombo!



Aleksandri i Madh ka qenë Egjiptian?!!!

“Fakt i pamohueshëm”: Ai ka lindur në qytetin e Egjiptit Aleksandria!



Etj.



Pjesa e dytë e librit ku prezantohen eposet e shpifura shqiptare kanë një mospërputhje të plotë me pjesën e parë ose asaj që ia thotë rradakja autores. Të vazhdojmë vetëm edhe pak me pjesën e parë:



“Vrasësi i sulltanit gjithmonë është njohur si Kobila, Kopiliç, Kobiliç apo versione të tjera të këtij emri me të njëjtën rrënjë. Rrënja në këtë rast mund të jetë në një fjalë bazë të vjetër të Ballkanit, në shqip kopil (fëmijë ose fëmijë bastard), në rumanishte copil (fëmijë) dhe në serbisht kopile (fëmijë bastard) ose kobila (pelë, nga e cila kobiliç, djali i pelës. Që atëherë, heroi mesjetar i quajtur Kopiliq ka jetuar vetëm në kujtimin e Betejës së Kosovës mes shqiptarëve” – FAQE 16.



Kjo është një rrenë e kulluar të cilën mund ta kapërdijnë vetëm ata shqiptarë që janë kopila të sulltanit ose të shkive.



FAKT: Të thuash se emri kopil është me prejardhje shqiptare, serbe, rumune, ballkanike, evropiane, të krishtere, dhe në të njëjtën kohë të pretendosh se ky emër mund të ketë edhe rrënjë nga mijëra gjuhë tjera të botës pos asaj turqisht, është sikur të thuash: “Kompjuter është emër me bazë aziatike, në gjuhën arabe, persiane, indiane, kineze, etj., e kurrsesi me gjuhën angleze”.



Kopil ka vetëm një prejardhje për të gjitha gjuhët e botës që e përdorin këtë emër, dhe ajo është turqishtja. Kopiliç është 100% mbledhje e turqishtes dhe e serbishtes, dhe nuk ka të bëjë as 1% me shqiptarë. Kobila do të thotë Pelë. Çka kanë të përbashkët këta dy emra, njëri një serbisht e tjetri në shqip? Vetëm shkronjën “l”. Sikur ta dinim si i thonë pelës në kinezisht, me siguri do të na dilte një përputhje më e madhe me Kobila.



Derisa shqiptarët, serbët dhe i gjithë koalicioni Ballkanik identifikohen në libër si kopila, bastrada, djem të pelës, gomaricës, 3-4 epose nga gjithsej 8 sa i ka libri, përmendin, në forma të ndryshme, këtë gojëdhënë:



Tridhet çika po i shtërngojnë,

Me dukat po m’i veshin,

Edhe pare shumë po m’u apin,

E n’hudut qi po i çojn,

Mrena n’ordit t’Turkit çikan kokan hi,

Për asqer po kërkojn.

Hiq me sy kush nuk i shikon.

Paj dy dit për ordi kërkojn,

Po dojin uni për me dek,

Paj xhevap Mretit i kallzojn

Ren, tha, Mretit i kallzojn,

“Buk me u dhan, pare mos m’i u marr!”

Buk u apin, pare s’u marrin.

Për së prapthi çikat po kthehen,

Se n’Pej ishin shkue,

Edhe xheap u kan dhan,

“Kush me sy s’na ka shikue.”

Paj aty qi kan fol,

“Ne teslim dom me u-ba.

Luft me Turk sun po bajkim.”

....

Me mezil pancirin ia hiqin,

Po dojn kryet me ja pre [Millosh Kopiliqit].

“Aman Turk, myhlet me m’dhan,

Se rahmet ju qi kini.

Se un ni djal qi e kam,

Un do pare du me ja lan.

....

Recituar nga Mehmet Haliti i Suhogërllës afër Pejës [në fakt është bukur larg Pejës dhe i përket komunës së Istogut]. Incizuar nga Margaret Hasluck më 1931 dhe botuar si “Një baladë shqiptare mbi vrasjen e Sulltan Muratit I në vitin 1389 në Fushën e Kosovës” në Gaster Anniversary Volume, in honour of Haham Dr.M. Gaster’s 80th Birthday, e redaktuar nga Bruno Schindler në bashkëpunim me A. Marmorstein (që të dy çifutë), London: Taylor’s Foreign Press, 1936, f. 210-233.

****



Çka tregon ky epos? I paraqet popujt ballkanik, qofshin serbë, shqiptarë, rumunë, bullgarë si kopila kafshësh që dërgojnë femrat të stolisura me ari dhe me para për t’i shërbyer ushtarëve të Sulltanit, ose asqerëve të Mretit si thonë shqiptarët, femrat kërkojnë me ngulm ushtarët turq për t’iu shërbyer atyre si donë ata, plus për t’iu dhënë para dhe ari, me qëllim për t’ua shpëtuar b**** meshkujve ballkanik që paraqiten si kopila të pelës, mushkës, gomaricës dhe kafshëve tjera. Sulltani dhe ushtria e tij refuzojnë “me nder” (po çfarë nderi kishin se!) ofertat e femrave të cilave u jepin bukë dhe u thonë të kthehen. A nuk është ky një epos poshtërues kur Sulltani paska ardhur për t’i bërë kopilët ballkanas njerëz normal!



Libri në pjesën e parë që nuk lidhet fare me atë të dytën (eposet) në bazë te të cilës edhe është shkruar si tërësi, në pjesën më të madhe të saj, pra pjesë e parë, përmban tone të ashpra raciste kundër shqiptarëve, madje nëse merret si tërësi për t’u vlerësuar, është po aq fashist kundër shqiptarëve njësoj sikur Mein Kampf i Hitlerit kundër çifutëve.



Anna Di Lellio është sociologe dhe gazetare, dhe me historinë e Ballkanit nuk ka lidhje fare. Autorët e tillë kur shkruajnë libra për të gënjyer qëllimisht dhe me vetëdije, njihen si kopila, ose kopilica.

Vijon...


--
Isa Mulaj

Mobile: +377 (0)44 112 397

Mbi katolikocentrizmin, rikoinkustën katolike në Kosovë, dhe tjetërsimin që po e sjellë konjuktura e kohës

Fatlum Sadiku

Introdukt


Përurimi i Katedralës “Nëna Tereza” në Prishtinë, në njëqindvjetorëshin e lindjes së Nënë Terezës, dukej se e riktheu edhe njëherë debatin fetar në kuloaret debatuese të hapësirës shqiptare. Në fakt, debati nuk ishte në esencë fetar që nga fillimi, dhe as nuk mund të jetë i tillë, sepse për të qenë në kuadrin e konturave të tilla, do të duhej që për (mos)ndërtimin e kësaj katedraleje, të debatohej gjatë, shtruar, me alternime, dhe duke marrë parasysh vullnetin e shumicës muslimane. Mostrasimi dhe mungesa e një debati të tillë me kohë, në mënyrë implicite pamundëson debatin e tanishëm fetar. Tani ngelet vetëm të shtrohet si pyetje, se mbi qfarë bazash u inicua ideimi dhe ndërtimi i një objekti të tillë të krishterë më i madhi në Ballkan, me aq pompozitet politik, e medial. Pra medoemos në debat interferon politika. E kur jemi te kjo e fundit, në lidhshmëri direkte me kontekstin, vërejme se prania e politikës, respektivisht rrymës katolikocentriste në Kosovë në ndërrmarrësi dhe çështje tilla, e imponuar me aparencë e vello fetare është e hershme. Veprimtaria e kësaj rryme, që e ka kryet në Vatikan, nuk është vetëm një e vërtetë e faktuar dhe kapshme, që mund të shihet e dëgjohet tash e sa vite, nga qytetari kosovar i çakërdisur mendësisht nga impenjimet finoke të nomosit politik dhe rrethanave politike, por është një praktikë konsistente e vërejtur edhe nga autorë të huaj, të cilët kanë bërë karrierë zhurnalistike në Kosovë e Ballkan. Por, rreth kësaj më vonë. Së pari ç’është katolikocentrizmi ?



Burimet konvencionale të katolikocentrizmit shqiptar



Sipas profesor Hysamedin Ferajt, rënia e komunizmit, impaktoi lindjen e rrymave në thelb politike por të sodisura me mëlmesa fetare, siç është rasti me katolikocentrizmin shqiptar. Vetë dalja në pah dhe gëlimi i fesë pas rënies së komunizimit, shënoi sythin e përpjekjeve të secilës fe, për tu qendërzuar dhe patur impakt politik. I tillë është edhe katolikocentrizimi shqiptar që ka një histori madje edhe parakomuniste dhe shekullore, mirëpo shkrimi bënë fjalë vetëm për katolikocentrizmin post-monist. Ky rrymim, konsiston në përpjekjet politike për të forcuar rolin politik (jo fetar) të minorancës katolike, kundruall edhe atij pak ndikimi minimalit që kanë institucionet islame në hapësirën shqiptare. Rritën dhe promovimin e kësaj rryme politike e siguron dhe subvencionon Vatikani. Megjithëse edhe Kushtetuta e Shqipërise edhe ajo e Kosovës janë taksativisht laike, çuditërisht katolikocentrizmit si rrymë i’u është lejuar dhe i lejohet fushëveprimi edhe në Shqipëri edhe në Kosovë, impakti i katolikëve si minorancë është kulminativ, kurse roli i institucioneve islame, diku në margjina, tek i dorës së pesëdhjetë, apo edhe i stigmatizuar, siç u dëshmua kjo në Shqipërinë post-komuniste, kur muslimanëve shqiptarë i’u ndalua veprimtaria e përbashkët me misionarët arabë të ardhur në Shqipëri, që u dëbuan nga vendi pa nam e pa nishan, karshi tolerimit të çindra misionarëve : vatikanez, protestantë, e sektarë që harbuan dhe po harbojnë Shqipërinë. Rryma katolikocentriste, nuk interesohet as për ndjenjat dhe mendimet e katolikëve shqiptarë. Interesi është kthimi i shqiptarëve jokatolikë në katolikë, ndërsa vetë katolikët nuk vlerësohen ndryshe, vetëm se si vegla për kthimin në katolik të të tjerëve. Katolikocentrizmi shqiptar, shikuar etimologjikisht është një rrymë, që mëton të nxjerr në pah dhe qendër të vëmendjes minorancën katolike, kundrejt mazhorancës muslimane, kurse praktikisht është një ideologji që ka gjetur dhe gjen etablim tek një pjesë e caktuar e besimtarëve të fesë katolike, (jo tek të gjithë) dhe që për synim ka të vetëaktualizojë, dhe të vetëafrimojë rolin dhe impaktin politik të katolikëve, në dëm të muslimanëve, si dhe të promovojë retorikë demagogjike të llojit kinse



a)“islami është pranuar me dhunë dhe është një fatëkeqësi për shqiptarët”

b)“muslimanët shqiptarë janë tradhëtarë dhe haxhiqamilë (ironizimin ky për keryngritjen e Haxhi Qamilit në Shqipëri më 1914)”,

c)“Europa nuk i do shqiptarët si musliman”

d)“kthimi në fenë e të parëve është domosdoshmëri e kohës” (!?)



T’i dekonstruktojmë tani rradhazi paqëndrueshmëritë e këtyre paradigmave të katolikocentrizimit.



a)“islami është pranuar me dhunë dhe është një fatëkeqësi për shqiptarët”



Rreth çështjes se a është përhapur islami me dhunë, dhe se a ishte/është fatkeqësi për shqiptarët kalimi në islam, përgjigje më direkte katolikocentrizmit, i japin pikërisht autorët jo-muslimanë. Kështu, Tomas Arnold si studiues fetar, para njëqind vjetësh ka shkruar se feja islame nuk është përhapur me dhunë tek shqiptarët, por është akceptuar me vetëdëshirë dhe pa imponime. Arnoldi konkludon, se feja islame qe përhapur në masë të madhe tek shqiptarët orthodoksë, dhe ka ndikuar pozitivisht tek ata, ngase ata atëbotë veçse po kalonin nga faza parohiale drejt asimilimit total në sllavë, si reperkusion presionit të tri perandorive sllave të mesjetës (asaj serbe, greke dhe bullgare), ikonoklastisë si rregullim politiko-juridik i shtetit të Nemanjiçëve, si dhe mësimit të dhunshëm të çirilicës si pjesë inkorporcionale e kishave sllave. Përpos këtyre, dy studiuesit britanikë J.M Rodwell dhe Edvin Jacques pos të tjerash shkruajnë : “Sikur Turqia të kishte përdorur metoda dhune në përhapjen e islamit, ajo do të arrinte unitet të plotë. Megjithatë feja islame nuk e lejon përdorimin e metodave të tilla”. Më tej studiuesi Robert Matran në librin e tij “Historia e Perandorisë Osmane” shkruan : “Nga ana e drejtuesve osman nuk pati vullnet për asimilim të popujve të nënshtruar, nuk pati as osmanizim dhe as islamizim me detyrim”. Edhe Jacob Gould Schurman bashkëkohës i Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, është i po të njejtit mendim. Senad Maku në shkrimin e tij, “Feja islame në trojet shqiptare gjatë osmanlinjëve”, orfron një guidë citatesh nga autorë të huaj që shkërmoqin pretendimin e katolikocentrizmit.

Fillimisht, Muhamet Pirraku shkruan se: “Islami nuk ishte fe turke, e as fe e poshtuesit, por ishte sa fe e turqve aq edhe e shqiptarëve dhe të tjerëve dhe turqit në Bashkësinë muslimane osmane paraqisnin vetëm pakicën sunduese”. (Islami në trojet iliro-shqiptare gjatë shekujve, N. Ibrahimi, fq. 222,223,232). Historiani ynë i periudhës osmane, Dr. Ferid Duka në lidhje me këtë çështje ka shkruar: “Faktorët që përcaktuan përhapjen e Islamit në tokat shqiptare janë të ndryshëm, por një gjë duhet thënë: nuk ka pasur një politikë islamizuese të zhvilluar me tendencë të posaçme nga sunduesit Osman. Të dhënat flasin se feja Islame është pranuar me dëshirë, nuk ka pasur dhunë në përhapjen e saj me qëllim që të imponohej si fe në masat e popullit shqiptarë”. Mark Tirta ka pohuar se Islamizimin e shqiptarëve nuk e shihte si dhunë; por si një ftohje, si një bojkotim i shqiptarëve kundër krishterimit, e pikërisht fillimisht kundër ortodoksisë serbe, greke e bullgare që i shpiente në shkombëtarizimin, në tjetërsimin etnik”. Aristidh Kolaj në “Arvanitët”, Athinë, 1985 thotë se: "Nuk ka egzistuar absolutisht asnjë rast kthim feje me dhunë nga ana e turqve”. (Përmbledhje studimesh, vepër e cituar, fq. 47). Dr. Çiro Truhelka i ka thënë se: “Është mendim i gabuar se Islamizmi është përhapur me dhunë. Egzistojnë argumente të shumta, të cilat e hedhin poshtë këtë. Unë mund të përmend vetëm një dhe ai është se shekulli i 19-të nuk do të gjente asnjë të krishterë dhe asnjë kishë e manastirë në Ballkan, sikur Islamizmi të përhapej me dhunë shtetërore”. Ndërsa Hadrian Renald, është shprehur se: “Nuk ka në botë besim i cili të ketë qenë kaq keq i komentuar nga armiqët e tij dhe që u është shtruar aq shumë nënçmimit dhe mllefit sikurse është Islami" Italiani Roberto Marocco della Roca, ka shkruar: “Islamizmi i Shqipërisë ka qenë një pritë kundër trysnisë sllave”.Përt ë provuar këtë me 1604 arqipeshkvi katolik i Shkupit informon Romën se shqiptarët ndiqeshin më shumë nga kisha ortodokse se sa nga turqit musliman”. (A.M. Basha, vepër e cituar, fq. 47,48,53,54,59)

Kurse, në rolin e islamit në pengimin e orthodoksizmit dhe sllavizmit të shqiptarëve, Arsa Millotoviqi, armik i madh i shqiptarëve thoshte se “shqiptarët me përqafimin e fesë islame i shpëtuan sllavizmit”. (Islami në shqipëri gjatë shekujve, Ali M. Basha, fq. 70) Predrag Simic shprehet se te keqijat ne Ballkan filluan me myslimanizimin e shqiptareve, sepse qysh atëherë u be e fortë “diga shqiptare” për te ndaluar vershimet sllave me tej. Pra Për serbet e keqe për Ballkanin quhet ajo qe është e keqe për qëllimet shoviniste serbe. Prandaj serbet gjithnjë janë perpjekur t’u rrasin me zor ne kohe shqiptareve se e keqja edhe për këta ka qenë sundimi osman e myslimanizmi. Profesori i historisë dhe filozofisë politike Hysamedin Feraj, resentimentin anti-musliman e konsideron substrat të rrymave serbofile dhe grekomane të të mentalitetit dhe praktikumit politik shqiptar.



Përpos këtyre Noel Malcolm tek libri i tij “Kosovo a short History” (“Kosova një histori e shkurtër”), përmend një faktorë me rëndësi në observimin realistik të kontemplacionit fetar tek shqiptarët : fenomenin e kriptokrishterizmit. Substancialisht ky fenomen nënkupton(te) faktin që gjatë sundimit osman në trevat tona, kishte raste kur të krishterët konvertoheshin në fenë islame vetëm formalisht, ndërsa ruanin njëkohësisht fenë krishtere spiritualisht ! Pra ky fakt përpos që vërteton katërcipërisht faktet më lartë se feja islame nuk ishte përhapur me dhunë, dëshmon madje edhe një për një privilegj të llojit të vetë që gëzonin të krishterët në atë kohë. Pa u ndalur më shumë në burimet shkencore që dëshmojnë non-vioelencën e përhapjes së islamit (ngase janë të shumta dhe të pafundme), po ndalemi në dëftimin e kontekstit doktrinar të Islamit, sa i përket këtij segmenti (pra atij të përhapjes), dhe të shikojmë se çfarë na thotë Kurani i Madhërishëm :



Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson tagutët, e i beson All- llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All- llahu është dëgjues i dijshëm.” [Sure Bekare: 256]

(Violenca e ndaluar doktrinarisht)



Sikur të kishte dashur Zoti yt, do t’i besonin çka janë në tokë që të gjithë. A ti do t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?” [Sure Junus: 99]

(Sqarimi i faktit se është në vullnetin dhe tektirin e Allahut xh.sh, aderimi i njerëzve në besim dhe ku nuk kanë vend detyrimi dhe imponimet)



“E, nëse të polemizojnë, thuaj: “Ia kam nënshtruar fytyrën All- llahut, e po kështu edhe ata që më ndjekin (pasojnë) mua! ”E thuaju edhe atyre që u është dhënë libri dhe atyre që janë analfabetë: “A nënshtroheni edhe ju?” Nëse janë nënshtruar, atëherë janë përudhur e nëse refuzojnë, vërtetë ti ke (për obligim vetëm) kumtimin e porosinë; All-llahu është Gjithvëzhgues i robërve të e Tij.” [Sure Ali Imran: 20]

(Sqarimi mbi jo-autenticitetin e librave të tyre dhe ndërhyrjet që kanë bërë në to si dhe mbi obligimin që si muslimanë kemi t’ua komunikojmë mesazhin e çartë hyjnor)



Fundja, islami tek shqiptarët nuk është përhapur vetëm si rezultat i ndasisë para-islame të arbërve orthodoksë/katolikë, por edhe si rezultat i heretizmave që eksiston tek iliro-arbërit siç ishin katarët, pastaj një version i devijuar islamik që u sollë 400 e më shumë vite para depërtimit osman nga Sari Salltëku, turqit vardariotë, ismaelitët etj., ndaj që assesi nuk mund të thuhet se proto-shqiptarët bashkohehin në unison brenda ndonjë tutele të vetme fetare, apo se kishin uniformitet të vetëm fetarë. Kjo është rrenë e kulluar. Ishin me shumicë orthodoksë, por me të madhe edhe heretikë. Kjo edhe e bërë të mundshëm përqafimin më të lehtë islamit.



b)“muslimanët shqiptarë janë tradhëtarë dhe haxhiqamilë”



Kjo është një paradigmë tjetër e katolikocentrizimit, si dhe mendësi, bindje dhe rezon i shumë katolikëve shqiptarë. Mirëpo është paradigmë fundamentalisht e pasaktë, sepse së pari nuk çartëson problemin kognitiv dhe gnoseologjik, se kur dhe si “u krijua” shqiptari. Është një e vërtetë e madhe, se deri me masovizimin e islamit dhe xhamiave në Ballkan, askush nuk e kishte degjuar epominimin “shqiptarë”. Është pikërisht islami, ai që e krijoi shqiptarin identitarë, nëpermjet diferencimit kulturor nga elementet dhe influenca mediavale bizantine, serbe, bullgare e latine, nëpermjet veçimit lingual (pasi që çirilica sllave, shkrimi grek dhe ai latin u larguan), si dhe nëpërmjet pavarësimit të proto-shqiptarëve nga varësia fetare e fqinjëve, respektivisht nga kishat e tyre kombëtare. Vetëm pas këtij procesi u arritë formësimi identitar i shqiptarëve neo-arbër të shkapërdershur. Vetëm në saje të përhapjes së islamit, u arritë krjimi i një etnotopi shqiptarë, sipas konceptit osman të “Arnautllëkut” që nga Shumadia e Serbisë e deri në Mesdhe. Ata që nuk i’a nështruan procesit të islamizimit, dhe rrjedhimisht të shqiptarizimit ngelën “arbereshë” (që emigruan në Itali, Dalmaci, Rumani e gjetiu), “arvanitë” (Peleponez/Greqi), “malësorë”/”fandë” (Mal të Zi). Të parët, u bënë kontributorë të rëndësishëm të bashkimit të Italisë dhe udhëheqjes së saj (Franqesko Krispi & Antonio Gramschi etj,) si dhe krijues të Rumanisë (Dinastia Lupi & Elena Gjika), të dytët, krijues dhe drejtues të Greqisë (Kosta e Theodor Kollokotroni me familje, Kiço Xhavella, Marko Boçari, Laskarina Bubulina, Jani Kapodistria etj.), kurse të tretët Malit të Zi e Serbisë (Mark Millani me origjinë shqiptarë katolik nga fisi Kuçi, si dhe “Gjergji i Zi” – Karagjorgje – themeluesi i Dinastisë serbe të Karagjorgjeviqëve, që sipas Dimitrije Tucevicit, Milorad Bosnjakut, Slobodan Jakovljevicit e Ana Di Leiolos konsiderohet të jetë me origjinë shqiptarë katolik nga Kelmendi). Pra shihet çartazi se krijues identitarë i shqiptarit është islami, dhe janë pikërisht proto-shqiptarët e krishterë, ata të cilët nuk e pranuan asnjeherë brumosjen identitare shqiptare duke u bërë kështu shërbëtorë të armiqëve të shqiptarëve. Perandoria Osmane ishte eksterminatore e armiqëve biologjikë të prot-shqiptarëve : bizantinëve, serbëve, bullgarëve, e latinëve. Ri-krijues të tyre në shekujt XIX-XX janë të krishterët shqiptarë së bashku me popujt vendas, Rusia dhe Europa. Perandoria Osmane po mbushë 100 vite që nuk është prezente tek shqiptarët, kurse Turqia sot është partneri më i fuqishëm i shqiptarëve në çdo aspekt, ndërkaq që katolikocentrizimi mjellë në mendësinë shqiptare, vrerë anti-osmane e anti-turke më shumë se sa që mbjell Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë (SANU). Sa i përket “haxhiqamilizmit” ndoshta këtu katolikët duhet të nisen të vetja dhe të kujtojnë prijesësin e tyre mirëditor Gjon Marka Gjonin, kur në “Republikën e Mirëditës” më 1921, thërriste :



E kush i ka nimu delegazjonit Mirdits? Serbija, e cila asht ne konferenz ne Paris t'pagjt i ka dal zot liris ton. Serbija asht miku i jon e don me ken KOJMSHI I MIRE.

Diftoni sbashkut:Nuk e dona ycymetin e Turkijes t'Tirans! (© olsijazexhi.com)



Pasi që muslimanët shqiptarë konsideroheshin turq nga shqiptarët katolikë, dhe pasi që prijësi mirëditor Marka Gjoni ndihmonte atasheun banditë të Vidit, holandezin Tomson në luftimin e muslimanëve shqiptarë, qenësisë muslimane në Shqipëri atëbotë, do ti voliste më shumë Turqia se sa Serbia aq e dashur nga katolikët a po jo ? Eh, në mes Marka Gjonit edhe Haxhiqamilit, edhe injoranti më i madh mund të vëreje konviniencën.



c)“Europa nuk i do shqiptarët si musliman”



Këtë historia e ka dëshmuar si të vërtetë, duke i copëtuar shqiptarët 4 here brenda vetëm 67 vjete (Berlin 1878, Londër 1913, Paris 1919, dhe Jaltë 1945), si dhe duke heshtur gjenocidin serbo-grek mbi ta për 140 vite, dhe në esencë Europa është edhe sot islamofobe, porse pretendimi katolikocentrist se Europa na do vetëm si katolikë, nuk qëndron. E para, sepse Europa e sotshme ka lindur pikërisht nga konflikti me katolicizmin. BE-ja si superstrukturë, pretendon të jetë produkt i liberal-demokracisë, e jo e shënpalizmit kishtar. Atë e krijuan renesansa, iluminizmi dhe moderniteti. Katolikocentristët, nuk i bëjnë nderë Europës kur i’a kujtojnë të kaluarën e dominimit kishtar. Në fakt me këtë i’a kujtojnë turpin. Ishte kjo periudhë, kur barbaritë kishtare organizuan katër kryqëzata lemeritëse, me masakrat e papara der atëherë të Richard Lionheartit në Jerusalem. Ishte periudhë mesjetare (e mbiquajtur “dark age”), kur si rezultat i praktikave të inkuzicionit, njerëzit digjeshin me urdhër të Kishës për së gjalli, duke u pjekur ngadalë të lyer me vaj; Ishte periudhë kur shkencëtarët poashtu digjeshin në turra të druve (Galileu, Bruno etj.); Ishte periudhë kur stratifikimi shoqëror serf-senior, ishte i atillë sa që fëmijet (edhe nga 20 vjeqarë e lartë) e aristokratëve francëzë duhej të barteshin në shpindë nga bujkërobërit, deri në qytet apo ku dëshironin ata, ishte periudhë kur anti-semitizmi kalonte barbaritë naziste, sikurse ndodhi në vitin 1298 kur Rindfleish nga Rottingeni filloi kampanjën e përndjekjes së çifutëve dhe djegies së tyre për së gjalli. Ishte periudhë kur Papë Urbani urdhëronte masakrimin e neo-ilirëve kristian-heretikè bogumilë, ishte periudhë e barbarive vizigote mbi muslimanët dhe hebrenjët e Andaluzisë, masakrave të Filipit të Katiljes, si dhe Jovanit III të Ankonës mbi mulimanët, që kulmuan me masakrat e Ferdinandit dhe Izabellës më 1492, si dhe përndjekjen përfundimtare të muslimanëve dhe çifutëve sefardë nga Spanja. Katolicilizmi kishtar europian, qe ai që orkestroi dhe zbatoi masakrimin e mijëra e mijëra hugenotëve protestantë, brenda një natë të vetme : në Natën e Shën Bartolemeut. Katolicizimi politik kishtar i Europës, qe ai që poashtu urdhëroi masakrimin e 700.000 femrave të akuzuara si “shtriga”. Prandaj, referimi në të kaluarën katolike të Europës, reduktimi i Europës në determinantët katolike, definitivisht marrosë identitetin e pretenduar europian të shqiptarëve, si dhe krejt fytyrën e Europën. E dyta, pretendimi katolikocentrist mbi Europën ekskluzivisht katolike, nuk qëndron, pasi që nihilizon me pjestarët e ritit protestantë. Gjysma e Europës është protestante, ndaj që duhet kujtuar se iluzioni i Europës puro-katolike, ka përfunduar pas Luftës 30 vjeçare 1618-1648, me Traktatin e Vestfalisë (1648). E treta, katolikocentrizimi duhet ta bëjë të çartë se cilës periudhë katolike i referohet. Nëse thirret në shekujt XV-XVI, atëherë lindë çështja tjetër : duhet potencuar edhe cilës qendër katolike i referohet: Vatikanit, Avnijonit apo Kishës Anglikane, që në kohën e mbretit Henry VIII, në vitin 1534 u shkëput nga Vatikani. Brenda mëse një shekulli, në Europë kishim tre papë që mallkonin njëri tjetrin, njejtë siç kemi sot në qindra e qindra sektarë katolikë, mësimet e të cilëve doktrinarisht janë të papërputhura me mësimet e Vaitikanit. Ndaj që katolikocentristët, duhet ta bëjnë të çartë pozicionin e tyre në këtë çështje. E katërta, pretendimi katolikocentrist mbi Europën shënpaliste, bie ndesh me reformat dekonsekracioniste të vetë reformatorëve europainë, siç ishte Marseli i Padovës, që shekullarizoi botëkuptimin e pabazë divin krishterë të Europës Mesjetare. E pesta, pretendimi katolikocentrist e atrofon Europën, i’a mohon Renesansën dhe Ilumunizimin. E gjashta, pretendimi katolikocentrist nuk i kalon as mësimet filloriste të një europiani, që “shkenca” akoma “e mëson” se është majmun me prejardhje e jo katolik. E shtata, pretendimi katolikocentrist, del se nuk e njeh për të mos thënë se del kundër vetë realitetit eksistues në Europë, që sot numëron mbi 30 milionë muslimanë. Katolikocentrizmi në të gjitha aspektet mund vetëveten. Europa mund të jetë islamofobe, por jo katolike. Dhe përderisa muslimanët janë të gatshëm t’ia përcjellin asaj vlerat që bartë islami, katolikocentrizimi inferiorë shqiptarë pretendon ta katandisë Europën në Mesjetën e Errët. Europa dëshmoi dhe po dëshmon islamofobinë e saj, me indiferencën në Bosnje, me mospranimin e Turqisë, me karikaturat ndaj profetit Muhamed, me djathtizmin ksenofob në rritje në Holandë, nepërmjet filmave anti-muslimanë sikurse ai i Geerd Willers, me ndalimin e hixhabit në vendet publike në Francë, e me shumë shembuj tjerë, por katolikocentristët duhet ta dinë, se muslimanët shqiptarë nuk e kanë ndërmend ta lëpijnë në bythë askë, dhe se janë të përkushtuar në devocionin e tyre deri në Ditën e Gjykimit dhe nuk i nënshtrohen kujt përpos Allahut xh.sh. Edhe pas tërë krimeve që kanë kryer mbi muslimanët në Ballkan, Europa po e lutë Serbinë të integrohet, kurse kjo e fundit po refuzon kundruall mbajtjes peng të së ardhmes së Kosovës, dhe pengimit të funksionimit të saj si shtet, ndërkaq që katolikocentrizimi po gjen kohë të manovrojë kinse kusht për tu integruar shqiptarët në BE na qenka domosdo kthimi masiv i shqiptarëve në katolikë.



d)“kthimi në fenë e të parëve është domosdoshmëri e kohës” (!?)



Ky është pretendimi më i pabazë i katolikocentrizimit. Sepse në esencë, është i kthyer kundër vetëvetes. Siç e thotë edhe Prof. Dr. Hysamedin Feraj, nëse do të duhej të ktheheshim në “fenë e të parëve”, do të duhej të bënim punën e kristosllavizmit dhe Janatullosit: të konvertohemi kolektivisht në orthodoksë. Kjo qëndron kështu, sepse kur i referohemi fesë së parë të proto-shqiptarëve (arbërve), siç u potencua fe e parë e tyre ishte orthodoksizmi e jo katolicizmi. Kjo e para. E dyta, shtrohet pytja përse në këtë kërkesë katolikocentrizimi tagenton vetëm muslimanët ? A nuk është detyrë e katolikëve tu bëjnë thirrje sekteve të katolicizmit, protestantëve, orthodoksëve, ateistëve, të pavendosurëve etj., që të kthehen në katolicizëm, e t’i lënë muslimanët rehat ? Integrimin apo prozelitizimin fetar, katolikët duhet nisur nga oborri i shtëpisë. Kur kjo nuk ndodhë, dhe kemi tagentim vetëm të muslimanëve, prapavia politike e Opus Dei-istëve del krejtësisht e çartë : muslimanët shqiptarët duhet lënë fenë e tyre. Por, vallahi kot e kanë !

Nga e tërë çfarë u tha për katolikocentrizmin, dy gjëra dalin mëse të çarta : e para se konsiston mbi baza krejtësisht të rreme, dhe e dyta se është shumë i fuqishëm politikisht. Me të parën, kanë problem vetëm të pavendosurit, ndaj që si muslimanë e kemi për obligim që atyre t’ua shpjegojmë falsitetin e përrallës me Shën Palë, duke i maturuar kështu në islam. Me çështjen e dytë, kemi të bëjme ne muslimanët praktikues, që jemi kthyer në dervishë shekullarë, e po i hapim sytë karshi rikoinkustës politike.



Fillesat e gravitimit të Vatikanit dhe të katolikocentrizmit në Kosovë



Gazetari i njohur britanik James Pettifer, në librin e tij zhurnalistik “Kosovo Express”, për finokëritë vatikaneze në Kosovë shkruan kësodore :

Organizata katolike italiane ”Shën Egjidio”, pastaj organizata e quajtur antikomuniste ”Opus Dei”, kishin shërbimet e tyre sekrete në mesin e disa prifërinjve dhe politikanëve të Kosovës. Këto organizata kishin qëndrime ekstreme kundër muslimanëve. Millosheviqi e shihte kishën katolike në Kosovë si një forcë pozitive kundër shqiptarëve shumicë dërrmuese muslimane të vendit.

Duke folur për rolin misionar, bëmirës, të Nënë Terezës, Gonxhe Bojaxhiut të njohur, shenjëtereshë e shpallur nga Vatikani, z. Pettifer saktëson se që nga fundi i vitit 1992, Nënë Tereza pati disa punë të sukseshme me regjimin e Milosheviqit në Beograd. Nënë Tereza kishte intervenuar që të lejohej krijimi i një organizate humanitare në Kosovë me emrin e saj.

Organizata masone katolike ”Shën Egjidio”, sipas gazetarit britanik parapëlqente sundimin e serbëve në Kosovë, madje edhe me Milosheviqin në krye, meqë kishte orientim ekskluziv kundër myslimanëve, por në të njëjtën kohë kishte një miqësi të çuditshme dhe të paspjegueshme me Ibrahim Rugovën, i cili në saje të emrit dhe prejardhjes familjare, konsiderohej të ishte me fe islame.

Sipas kësaj që shkruan z. Pettifer, vërejmë haptazi praninë konsistente të rrymës katoliko-centriste në Kosovë, sidomos në 22 vjeqarin e fundit, me në krye eksponentin politik të Vatikanit Ibrahim Rugovën, që po pasohet edhe sot nga pinjollët partiakë e ideologjikë të tij. Triada e fuqishme në mes Vatikanit, Klerit Katolik dhe LDK-së, nëpërmjet totemit të krijuar idolitarist të veprimtares së Kalkutës, kanë krijuar me kohë një bastion të fuqishëm të rezonit katolikocentrist në Kosovë.



Indoktrinimi nëpërmjet historisë, politikës, mediave



Një indoktrinim katolikocentrist, haset fuqishëm dhe në literaturën dhe tekstet e historisë, ku në menyrë të paparë, islami tentohet të paraqitet si i imponuar (siç u tha një e pavërtetë e madhe dhe në vijë me mendësinë serbofile), anashkalohen figurat kombëtare të besimit islam, kërcehet nga Skënderbeu tek Ali Pashë Tepelena, duke i anashkaluar 500 vite të plota të pranimit të islamit, dhe të qeverisjes së muslimanëve shqiptarë me Ballkanin, dhe me Commonwellthin Osman, si dhe qendërzohen figurat e krishtera, në veçanti të ritit katolik. Tërë këto botime, në pajtueshmëri të plotë me psuedo-shkencën vlleho-krishtere të Tiranës, u servohen nxënësve e studentëve musliman në Kosovë, që nga klasa e tretë fillore e deri në fakultet. Një qendërzim dhe glorifikim i madh i bëhet Pjetër Bogdan Maqedonit, që u bashkua me serbin Stevan Crnojevic III, në masakrimin e muslimanëve gjatë desantit inkurziv të Pikolominit austriak në Kosovës më 1689, dhe që po i njejti tek “Çeta e profetëve”, shprehë hapur antisemitizmin e tij ndaj muslimanëve dhe çifutëve. Po ky bashkëpunëtor i serbëve, Kosovën e konsideronte pjesë të Serbisë, si dhe Lumin Drin, kufi në mes Serbisë Orthodokse dhe Shqipërisë që duhej bërë katolike. Një prezencë e madhe e rrymimit katolik gjendet edhe në emrat e rrugëve, bulevardeve, shkollave, institucioneve etj., si në Shqipëri e poashtu edhe në Kosovë, ku dominojnë afilimet me emra të figurave të ritit katolik.Totemizmi ateisto-komunist, po zëvendësohet nga totemizimi katolikocentrist. Statujat, bustet e afreskat e Marksit, Engelsit, Leninit, Stalinit e Enverit në bulevardet Tiranës, po zëvendësohen nga ato të Terezës, njejtë siç po ngjanë edhe në Kosovë, ku Tereza po zë vendin e Titos. Nga tërë këto, del se edhe katedralja e ndërtuar, i përket të njejtit fazon të praktikumit katoikocentrist (katolicizimit politik) edhe në asnjë komponentë nuk përkon me atë rrafshin fetar. Katolikëve të Klinës e Zllakuqanit, u bien 50 e më shumë km, për tu gjendur në Prishtinë. Atyre të Stubllës së Vitisë afro 70. Atyre të Shpenadisë së Prizrenit 80 e më shumë. Pjestarëve tjerë të kësaj feje, nga ana e Rugovës dhe e rrethit të Gjakovës, mbi 90 km. Ndaj që është fare e çartë, që katedralja nuk është ndërtuar me qëllim që tu ofrohet besimtarëve katolikë, por me qëllim që ta ofrojë Vatikanin në Kosovë. Religiocidi i katolicizimit politik, ka marrë hov jashtëzakonisht sidomos vitet e fundit në Kosovë, kur p.sh. para pesë viteve, menjëherë pas vënies pa leje të gurthemelit të Katedrales mbi truallin e Gjimnazit të rënuar “Xhevdet Doda” në Prishtinë, më 20 tetor 2005 në fashtin Kuqishtë të Rugovës, u pati përuruar në praninë e ipeshkvit Mark Sopi edhe një kishë tjetër katolike, anipse në këtë fshat nuk ka pjestarë të devocionit katolik. Thirrjet e shumta “ungjillizuse” për rikthim në “fenë e të parëve” po ashtu janë prezente madje edhe në shkolla fillore, ku filloristëve nga ca idiotë u ofrohen pamflete të “Thirrjes Biblike”. Për sa i perket propagandës mediale, prinë broshura ditore thaçiste “Express”, që çjerret kundër islamit dhe muslimanëve shqiptarë më shumë se sa gazetat propagandistike të Beogradit, por që as gazetat e mediet e tjera elektronike në mos ofendimit e shpifjeve, nuk e lënë keq, dhe bëjnë çmos në survejimin dhe qendërzimin e “imazhit katolik të shqiptarëve”



Kosova në krahasim me vendet e tjera të koinkustës vatikaneze - më e rrezikuar



Shikuar me dioptri të gjerë, veprimaritë katolikocentriste të Vatikanit, nuk ishin dhe nuk janë prezente vetëm në Kosovë. Ato janë kudo, dhe në konviniencë të rikoinkuistës së njeriut të bardhë të cilin ai po e praktikon sot ndaj vendeve të “botës së dyte” dhe të “tretë”. Në këto vende, Vatikani graviton jo në dobi të amerikanëve apo europianëve, që kanë në rend të parë interesat e tyre (gjeo)politike dhe ekonomike, por në interes të çakërdisjes, tjetërsimit dhe prozelitizimit në rradhë të parë të muslimanëve. Kjo pra bëhet kryesisht në vendet me vetëdije të ulët politike, në vendet që ballafaqohen me një armik të jashtëm siç ishin shqiptarët e Kosovës me Serbinë, dhe në vendet post-konfliktuoze. Në këso situatash, Vatikani del në rolin e “babagjanit” dhe “ndihmon të shtypurin”. I tillë ishte rasti gjatë kolonizimit 132 vjeqarë të Algjerisë nga ana e Francës, ku Vatikani anipse gjatë periudhës mesjetare ka patur armiqësi të shumta me Francën (e cila qe shkëptur nga “selia e shenjtë” për ta krijuar qendrën e saj katolike në Avnijon), prapëseprapë u gjend krahas Francës me tërë potencën e tij në Algjeri, në misionin e tij për konvertimin e algjerianëve në katolikë. Misionarizma të tillë të Vatikanit, janë hasur viteve të fundit edhe në Afganistan e Irak. Por, në esencë Algjeria së bashku me Irakun dhe Afganistanin, në rradhë të parë janë shtete shumëfish më mëdha se Kosova, së dyti janë kryesisht shtete të dominuara nga muslimanë praktikues, si dhe kishin/kanë të bëjnë proporcionalisht me më pak me prezencë të Vatikanit në krahasim me Kosovën në vendet e tyre. Këto realitete bëjnë të konkludojmë që orgjia katolike, kërcënon Kosovën më shumë se sa që ishin/janë të kërcënuara shtetet e lartëcekura, sepse Kosova është një vend i vogël, ka një elitë fetare shumë servile ndaj konjukturës pushtetare, ka praktikues shekullarë (apolitikë) të fesë, si dhe përfundimisht siç u tha edhe më herët, është bërë fuqishëm target i bandave katolikocentriste të “Opus Dei-it”, “Kalorësve të Maltës”, e “Shën Egjidios” e të eksponentëve të tjerë të Vatikanit.



Tendencat për ta imponuar katedralen si “kombëtare”



Këtu qëndron tendenca finaliste e katolikocentrizmit, që kombit t’ia mveshë shënpalizmin. Katolikët arbëreshë nuk kishin kishë kombëtare as në Mesjetë, kurse tani në shekullin XXI një kombi 8 milionësh, po u’a imponojnë investimin vatikanez, këtij vendi që nuk e ka njohur Kosovën shtet, dhe që mbanë miqësi me Kishën Famëkeqe Orthodokse Serbe. Kjo flet për fillimin e fundit të shekullarizmit në Kosovë, dhe hapësirën shqiptare të rrethuar nga kristosllavizimi e janatullizmi. Se a duhet kënduar mevlude ndaj këtyre tendencave ekskluzivisht politike, unë nuk mund të flasë në emër të të gjithë muslimanëve, ngase nuk jam kompotent, por vetëm opinionistë. Fundja një tendencë e tillë, nuk i prekë vetëm muslimanët, por edhe shekullarët, ateistët nacionalistët afetarë shqiptarë etj., që besojë se nuk e duan Kosovën pas 10-15 vitesh, filialë të Vatikanit.



Efektet e tjetërsimit : Kompleksi i inferioritetit, pasimi dhe Sindromi i Mynhenit



Një gjë duhet ditur botërisht : kjo që po ndodhë sot, nuk është një diçka e re. Po kështu siç po vrapojnë sot shqiptarët pas Vatikanit, po kështu kanë vrapuar në 150 vjeqarin e fundit edhe stërgjyshërit, gjyshërit e baballarët e tyre pas : Austro-Hungarisë, Italisë, Francës, Gjermanisë, Jugosllavisë, Rusisë e Kinës. Vrapimi pas Vatikanit, vetëm sa i plotëson bythëlëpirjet e mëhershme. Shqiptarët janë PASUES qe 150 vite. Jemi dëshmitarë që shqiptarë via musliman, që mbajnë emra musliman (madje në këtë mes edhe të profetëve) si : Ibrahim, Muhamet, Isa, Adem, Sulejman, Abdullah, Ali, Gani, Daut, Beqir, Muharrem, Hamza, etj., etj., janë plotësisht inferiorë në islam, u vie turp që janë musliman, nuk ndihen komod në unin e tyre, në qenësinë e tyre, në identitetin e tyre, në “është”-sinë e tyre, siç thotë Hajdegeri. Ndihen fatkeqë për atë që janë. Ky kompleks i madh inferiorieti, haset sot sidomos tek të rinjtë universitarë, edhe në Kosovë edhe në Shqipëri edhe në Maqedoni, që çjerrën për ndonjë bursë të Dajë Sorosit, apo për ndonjë të tillë për studime jashtë vendit, për ta shpërlarë trurin, për tu bërë snobë, e të pa-identitet dhe shërbëtorë të politikave të huaja. Askush nuk po thotë të mos shkollohen, por ta dinë se KUSH janë dhe ÇKA janë. Të mos na lodhin me përralla të “shoqërisë civile”, kur shqiptarët akoma nuk kanë shoqëri politike. Kumrovecalinjtë komunistë të Jugosllavisë Titoiste, po zavendësohen nga snobët robotë e të klonuar, që po projektohen për të ardhmen. Mendojnë njejtë, veprojnë njejtë. Unë kam hasur shqiptarë ë atillë, që është në gjendje t’i shajë antarët e familjes, kurse vetëm pas një cingërrime telefoni, të ndonjë ndërkombëtari “mik”, është dhjerë nga inferioriteti, duke i’a kthyer menjëherë : “Oh hello my dear brother” ! Dhe ajo çka është megapardoksi i krejt kësaj : besimtarët dalin të jenë pengesë për pabesimtarët. Pabesimtarëve u pengojnë besimtarët, e jo e kundërta ! Pabesimtarët tanimë e kanë arritur kulmit Sindromit të Mynhenit : i frikësohen shpëtimit ! I frikësohen Islamit. Janë ksenofob ndaj shpëtimit ! Prandaj edhe e luftojnë !



Nacional-europianizmi si zëvendësues i komunizimit (në kontekstin enverist)



Karl Shmit në studimet e tij mbi politikën, na flet për mikun dhe armikun në marrëdhëniet e një eniteteti politik me të tjerët dhe në politikbërje. Në këtë kontekst eksiston një ngjashmëri perfekte, ndërmjet qëllimit të enverizimit dhe nacional-europianizmit patoligjik të ditëve të sotit, të elitave shqiptare në pushtete. Kështu përderisa enverizimi pretendonte se “krejt bota janë armiqë të shqiptarëve”, dhe se krejt bota “komplotojnë kundër nesh”, nacional-europianizmi “Satchi & Satchi” i pasluftës, përpiqet të na thotë se “krejt bota janë miqë tanë” apo se “e gjithë bota na do” etj. Në intencë enverizimi dhe nacional-europianizimi mbesin qëllim-njejtë : karrabythës të mendjes së shqiptarëve, se kush me të vërtetë është mik e kush armik i tyre. Prandaj siç është ditur edhe thënë në Lidhjen e Prizrenit duhet ditur dhe thënë edhe sot : armiqë të shqiptarëve mbesin triada orthodokse : Rusi-Serbi-Greqi, si dhe shtetet që po u bashkangjiten me mosnjohjen e Kosovës, dhe që nuk e duan faktorizmin e shqiptarëve me shumicë muslimane në Ballkan. Prandaj bëhet çmos, që në fuçi të ngelet rusofilizmi si dhe mendësia sllavofile, që pretendon se e keqja shqiptarëve u ka ardhur nga Islami, nga Perandoria Osmane, si dhe u vie edhe sot nga Turqia. Prandaj të paktën ata shqiptarë që ndjehen muslimanë, është mirë që përfundimisht të heqin dorë nga ky rezon orthodokso-ruso-serb. Duhet ta dinë se historia nuk është matematikë dhe se mund të mos qëndrojnë ato gjëra që na i kanë servuar. Nuk është thënë kot se historinë e shkruan fituese dhe kontrolluesi i saj. Muslimanët shqiptarë qe 100 vite, janë larg, shumë larg kësaj gjëje.



Përfundim : Muslimanët shqiptarë duhet të jenë vigjilentë për kohën dhe të ardhmën



Se feja është një gjë personale, dhe krejtësisht subjektive, shumëkujt i është ngulitur në kokë, si rezultat i edukimit shekullaristë. Islami si fe hyjnore është SISTEM JETE. Islami është jetë, është dashuri, është përkushtim, është angazhim, është politikbërje, është syqelësi, ndaj konjukturës së establishuar në pushtet, në atë se ç’drejtim ka marrur, dhe se ç’do të ngjetë me muslimanin si pjesë e konjukturës. Të gjithë shqiptarët muslimanë praktikues, ata jo-praktikues, por edhe jo-muslimanët, duhet kuptuar njeherë e mirë, që nuk ka komb apo etni pa fe. Ka shtet neutral ndaj fesë, por jo edhe shtet/komb që së paku formalisht nuk denominohet nga ndonjë fe e caktuar karakterizuese, pavarësisht se sa praktikues fetarë janë shtetasit. Roli i feve në akcerelimin krijues dhe formësues të identiteteve kombëtare siç argumenton edhe Anthony Smith, është vendimtar. I tillë ishte edhe i islamit, në akcerelimin dhe brumosjen e identitetit shqiptarë. Duhet kuptuar njëherë e mirë, se nuk eksiston ndonjë kusht për integrim në BE, që na detyron të heqim dorë nga islami. Nëse Europa vazhdon të jetë islamofobe, ne duhet t’i masim hesapet, se a është në konvinencën tonë integrimi në të apo jo, e jo të na vie turp që jemi musliman. Muslimanët në të gjithë hapësirën shqiptare, duhet të jenë përfundimisht më syqelë dhe të angazhuar për të ardhmen. Të mos defetizohen në kërkesat më elementare, por t’i ndjekin të gjitha rrugët ligjore në survejimin e të drejtave të tyre. Letargjia e muslimanëve, do ta thellojë edhe më shumë katandisjen e tyre.

ME RASTIN E MBAJTJËS SË AKADEMISË PËRKUJTIMORE PËR MEHMET KAJTAZIN(1944-2003)


·                                 TELEGRAM NGUSHLLIMI
LIDHJËS SË SKRIMTARËVE TË KOSOVËS

ME RASTIN E MBAJTJËS SË AKADEMISË PËRKUJTIMORE PËR MEHMET KAJTAZIN(1944-2003)
 E nderuara familje e MEHMET Kajtazit,i nderuari kryetar i Lidhjës së Shkrimtarëve të Republikës se Kosovës,z.Adem Demaqi,në pamundësi të pjesëmarrjës në këtë Akademi,me lejoni qe n’emer të : Shoqatave të dala nga lufta me seli në Bruksel,n’ emër të Rezistencës Kombetare Shqiptare të Kosovës me seli në Belgjikë, si dhe n’mrin tim,pranoni përgëzimët më të sinçerta për kujdesin përkatesisht për mbajtjën e kësaj Akademije,për shkrimtarin,veprimtarin e devotshëm për çeshtjën kombetare, arsimtarin e zellshëm drenicak,udhërrefyesin e popullit të vet.Kjo është detyra më e shejt e një intelektuali,për këtë flasin:shumë vepra të botuara, shumë gjenerata,tani dhe në të ardhshmen,do jetë i pa harrueshëm emri i tij i ndriturr.Ai ka shkruar për tw mos të vdekur!
I nderuari Kryetar me kujtohët kur për herë të fundit u ndegjuem me telefon nga Brukseli.Ne  pritnim,takim,aktivitët dhe punë mëritore dhe rrespektabile,por ja qe fati dhe smundja e rëndë të gjujzuen në kohën kur pritnim sherimin e Tijj,ashtu ishte mendimi i Tij dhe i joni.




*Halit Elshani,Shaban Shkupi,z.kryetar dhe kryetar i Shoqatës”Miqt e TMK-ës ,


përkatesisht i Shoqatave të dala nga lufta


me seli në Bruksel


*Riza Budakova,kryetar i Rrezistencës Kombetare Shqiptare të Kosovës


në Belgjikë



Bruksel,25.09. 2010

HYRJA NË ART NUK ËSHTË IKJE

Një shëtitje e lehtë nëpër prozën e shkrimtarit Mehmet Kajtazi 

Daut DEMAKU

Shëtitja artistike nëpër ndonjë vepër letrare nuk është domosdoshmërisht analizë,  madje nuk është e domosdoshme të jetë as studim, por më shumë është  dhe mund të jetë një bashkëbisedim i heshtur, një ese i pazëshëm, një invokacion gjatë rileximit e të rikujtimit të një krijuesi e një krijimtarie.
          Invokacioni nuk është nisje nga rrënja, as nga trupi fizik e raportet e tij me jashtësinë, nuk është madje as qëndrim i gjatë në bulbërinë e lulëzimit, pra të pjesës së bukur që quhet art, por është një pikëtakim me aromën e lules.
          Pikëtakimi i zërit të brendshëm – të pazëshëm me heshtjen mortore të germave, në shëtitjen apo rileximin artistik, domosdoshmërisht prodhon përjetimin invokativ që prodhon përjetimin gjatë këtij ritakimi.
          Proza e Mehmet Kajtazit është krijuar në kohën e turbulencave të mëdha, atyre dallgëve shqetësuese politike e ekzistenciale që shtriheshin në dilemën hamletiane të asaj të njohurës: të jesh apo të mos jesh, që nuk preknin apo që nuk rrënon vetëm aromën e lules, që nuk e thyenin butësinë e lules, por që tronditnin tërë trupin fizik, madje edhe vetë rrënjën e jetës. Nëse duam që këtë ta themi edhe më saktë e më prekshëm: kjo prozë u krijua në valën e lëvizjeve idhnake të pllakave tektonike të qenies sonë kombëtare.
          Përbrenda këtyre tronditjeve dëshpëruese dhe shpresëdhënëse, hyrja në art, në njërën anë kishte kuptim e hyrjes në shpresë dhe, në anën tjetër, kishte kuptimin e harrimit, një ikje artistike nga realiteti brutal.
          Këto dy elemente: hyrja në shpresë dhe ikja nga realiteti brutal kanë qenë, janë dhe do të mbesin dy ekstreme skajore që përbëhen nga zjarri krijues. Flaka e këtij zjarri – në njërën anë - është sikur dielli i pranverës, që edhe thermisë më të vogël të dheut i jep jetë e gjallëri, e mbushë me lëngun e këndshëm dhe erëmirë të jetës në shpresë. Por, në anën tjetër, flaka e këtij zjarri është edhe shumë e pamëshirshme dhe djeg e bën shkrumb e hi tokën reale nën këmbët e njeriut. Të jetosh me këmbë mbi prush dhe me kokë në freskinë e qiellit, pra të bësh jetë në majat idhnake të dy ekstremeve skajore dhe, në këto kushte të krijosh art, të ndërtosh kredon e gjallimit, nuk është vetëm mjeshtri, por kjo është dhe duhet të jetë: mjeshtëria e krijimit të mjeshtërisë.
          Në romanet “Ndezja e shiut” dhe “Për një diell tjetër”, Mehmet Kajtazi sikur prek lehtësisht, ama njëmend lehtësisht, aq lehtësisht sa prekja e tij ngjason me një pupël pëllumbi - mbi fjalët që mbushin ajrinë tokësore, të thënat e të bëmat e vijës horizontale, jetësore të përditshmërisë idhnake e rrënimtare dhe, këto të thëna e këto të bëma, lëvizin me shpejtësinë e dritës kah vija tjetër – ajo vija e aromës që di të ngrihet e të shpërndahet vetëm në lartësi, pra  në vijën vertikale, do të thotë - në atë vijë që di të ecë vetëm në hapësirën e kaltërsisë së pafundme qiellore.
          Filozofia e krijimit ndërtohet mbi dy këmbët e fuqishme që kanë emrin: çka thuhet dhe qysh thuhet! Çka thuhet është preteksti artistik, konstrukti, skeleti që mban veprën. Qysh thuhet është mjeshtëria e ndërtimit, e thënies. Të gjitha lëvizjet të tjera estetike janë dhe kanë vlerë, por këto dy postulate përbëjnë dy këmbët e fuqishme mbi të cilat bën jetë një vepër letrare.
          Kur rilexohet proza e Mehmet Kajtazit, që të dy këto elemente sikur rebelohen dhe bëjnë përpjekje të jenë të paqena. Ajo e famshmja “çka thuhet” sikur merr krah dhe të ikën nga dora, të le në vetmi dhe të mashtron e sikur të thotë: kot më kërkon se unë nuk jam këtu... Ndërkaq, ajo tjetra: “Qysh thuhet” sikur tallet me lexuesin e thotë: kot më kërkon se unë herë jam e herë nuk jam... Lexuesi që është mësuar të ecën me lehtësi nëpër cektinën krijuese do ta ndjej lëvizjen dhe ecjen e lehtë, por pikërisht në lehtësinë e lëvizjes do të përballet me lojën e rebeluar e të qenit e të mos qenit, dhe, pikërisht këtu realizohet ajo sinteza e këndshme: e ikjes dhe kthimit, e zhdukjes dhe ndërtimit.
          Jeta është lojë. Arti është mjeshtëria e lojës.
          Loja zhvillohet në tokë, por mjeshtëria e lojës prek lartësinë. Nuk udhëtohet kot në univers, por udhëtimi në univers e ka kuptimin e kthimit në shtëpi. Kjo është mjeshtëria e lojës. Pjesa nuk është tërësia, por tërësia pa pjesën – nuk është e plotë... Njëra pa tjetrën nuk janë as nuk mund të jenë. Sepse: një pikë ujë është H20, dhe të gjitha burimet, lumenjtë, detet dhe oqeanet janë sikur një pikë uji - prapë: H2O. Nëse fillohet udhëtimi për djegien e shiut, kush do ta besoj këtë figurë: shiu nuk digjet as në ëndërr! Por kur zjarri i vijës horizontale është aq idhnak, zjarr që ngrihet e djeg me aq ashpërsi, athua do të këtë shi të qetë?
          Sado që toka në tërësi është vetëm një pjesë, apo më saktë: një thermi e universit, zjarri në atë thermi, sado i vogël e i imtë të jetë, sado i padukshëm në vogëlsinë e tij, prapë do të prodhojë dridhje e shqetësime që burojnë nga një thermi edhe më e imtë e thermisë tjetër që, me gjuhën e përditshmërisë njerëzore -  quhet zemër e njeriut!
          Disi në të njëjtën rrugë – nga një pikë vese në oqean dhe nga oqeani në një pikë vesë – vazhdon rrugëtimi i prozës, do të thosha më të dendur e më të pjekur, që hyn nën ombrellën e titullit “Për një diell tjetër”. Njësoj siç nuk digjet shiu as në ëndërr, nuk formësohet as figura e diellit tjetër, por vlimi i pjesës, zjarri përvëlues i thermisë, merr funksionin e xixës në depo të barotit... Të tjerat që ndodhin mund t’i kuptojë e qartësojë secila mendje.
          Mënyra e leximit dhe rileximit duhet të qartësohet në tërësi. Është e ditur se nuk është çdo mënyrë – mënyrë gjithëpërfshirëse. Pse? Sepse: ngjyra e barit është e gjelbër, por është e gjelbër vetëm për syrin që sheh e lexon jashtësinë. Athua, është ngjyra e barit vetëm e gjelbër? Le të ndalemi pak dhe të mendojmë për mënyrën e vështrimit: çfarë ngjyre do të ketë bari kur vështrohet nga të dashuruarit, çfarë ngjyre do të ketë kur vështrohet nga njeriun që rënkon prej dhembjeve, apo: çfarë ngjyre do të këtë kur barin e vështron fëmija apo plaku? Mos dallojnë këto ngjyra apo edhe më tutje bari vazhdon ta ketë ngjyrën e gjelbër. Them se jo. Bari ka ngjyrë të gjelbër, është e vërtetë, por mënyra e vështrimit përcakton këndin dhe  thellësinë e të cilat më vonë dëshmojnë se brenda një ngjyre të gjelbër bëjnë jetë mijëra e mijëra nuanca të të njëjtës ngjyrë, që, prapë, duket e njëjtë dhe nuk është e njëjtë.
          Këtu gjendet madhështia e artit, subjektivja e komunikimit me vlerën, individualja e leximit dhe rileximit.
          Privilegjin e rileximit do ta kenë të gjitha brezat, ata që jetojnë sot me ne, ata që nesër do të jetojnë pa ne, por besoj e shpresoj, edhe të mëvonshmit që do të vijnë.            
                Le të kënaqen, brezat që vijnë,  me veprat që mbesin, sepse njerëzit janë material shpenzues të jetës, kurse veprat që mbesin – janë material ndërtues dhe fisnikërues të botës. Kështu jeta i jep jetës dhe ky ligj vepron me apo pa dashjen tonë.
          Atyre që lënë vepra për rilexim, atyre u takon përulja jonë.